Ç’është Shqipëria?

Shqipëria  është një vend i vogël në Ballkanin Perëndimor, Europë, dhe laget nga dy dete kryesore, Adritatiku me bregdetin e tij të mrekullueshëm ranor  dhe Joni me bregdetin e tij të kthjellët e shkëmbor. Përveç detit Shqipëria ofron edhe malin, liqenin, kodrat e mrekullueshme dhe  e dini cila është më e bukura? Të gjitha këto janë shumë pranë me njëra-tjetrën dhe mund t`i vizitoni fare thjeshtë duke udhëtuar me një makinë me qera. Në Shqipëri do të gjeni një copëz parajse e cila ju ka munguar kaq shumë në përditshmërinë tuaj. Natyra e saj është e mrekullueshme dhe rrallë se gjendet diku tjetër.

Përveç natyrës Shqipëria ka edhe një kulturë mjaftë të gjerë e të pasur e cila vjen që nga ngjizja e saj në prehistori. Në këtë vend të bekuar ka gjurmë të lashta që tregojnë jo vetëm për historinë e saj por edhe për historinë e Europës. Gjatë gërmimeve të bëra në këtë shtet janë gjetur dëshmi të njerëzve të parë në tokë, janë gjetur vepra madhështore të punuara nga mjeshtra të periudhave të ndryshme. Në këtë kulturë kaq të pasur ka ndikuar shumë pozicioni i saj gjeografik pasi që në lashtësi ka shërbyer si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, mes kulturës orientale dhe oksidentale dhe duke qënë e tillë përveç se ka dhënë shumë ajo edhe ka huazuar mjaft  nga këto kultura. Gjurmë të tyre mund ti gjejni edhe në ditët e sotme të pasqyruara në mënyrën e jetesës së shqipëtarëve apo në arkitekturën e ndërtesave.

Një art më vete është edhe gatimi tradicional shqipëtar. Ai pasyron më së miri natyrën e ndërlikuar të shqipëtarëve, ndikimet që ajo ka pasur nga rryma të ndryshme kulturore dhe ndërthurjen e shumë shijeve që në dukje janë kontradiktore. Këtu do të gjeni një shumëllojshmëri recetash të cilat janë trashëguar brez pas brezi dhe janë ruajtur të paprekura nga ndryshimet kohore. Gjatë vizitës suaj në Shqipëri do të keni mundësi të hani nga duart e gjysheve të cilat, më besoni, gatuajnë aq mirë sa s’ka të krahasuar. Gjithashtu do të mësoni edhe disa truke të vogla të cilat mund ti huazoni në përditshërinë tuaj për ta bërë ushqimin akoma edhe më të shijshëm.

Të gjitha këto që përmenda më sipër janë një hiç përpara mikpritjes që shqipëtarët ofrojnë,mënyrës se si ata i respektojnë mysafirët e tyre. Duke qënë ballkanas ata e kanë në gjak haren, humorin dhe delirin cilësi këto që do t’ia u bëjnë pushimet tuaja të hareshme dhe të paharrueshmë.

Andaj mos prisni por rezervoni tani pushimet tuaja në web-in tonë dhe më besoni që do të mbeteni me të vërtetë të kënaqur. Do të jetë një eksperiencë e paharrueshme të cilën do të keni dëshirë ta ndani edhe me miqt tuaj dhe ta rijetoni herë pas here.