Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në Manastirin e Ardenicës.

Në orën 9:30 jemi në Manastirin e Ardenicës. Ky Manastir është ndërtuar  që në vitin 1282 nga perandori bizantin Andronik II. Disa të tjerë mendojnë se ky manastir i ka hedhur themelet e tij mbi themelet e një tempulli pagan, gjë që shpjegon edhe emrin e tij Ardenicë, i cili rrjedh nga emri i hyjneshës Artemisë. Por ajo ç`ka e bën më të veçantë këtë manastir është fakti se këtu është kurorëzuar martesa e Gjergj Kastriotit me Donikën, fakt që përmendet për herë të parë nga italiani Lorenzoni.

Në qendër të tij është kisha “Lindja e Shën Mërisë” e cila është ndërtuar me gurë të sjellë nga Apollonia gjë që bën të mundur ekzistencën e saj deri në ditët e sotme. Kur ta vizitojmë Manastirin e Ardenicës do të na bien në sy ikonat e punuara nga mjeshtrat Zografi të cilët zbukuruan muret e kishës në vitin 1744. Kryesisht tematikat e tyre janë të marra nga ngjarjet e treguara në Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re. Ata i kanë kushtuar edhe një ikonë muzikantit të njohur durrsak Jan Kukuzeli. Gjithashtu këtu do të kemi kënaqësinë të shikojmë edhe ikona të punuara nga mjeshtri Kostandin Shpataraku i cili në një nga ikonat e tij ka paraqitur edhe princin Karl Topia. Këtu do të shohim edhe figura të shquara të klerit ortodoks. Këto janë vetëm një anë këtij manastiri pasi ai në mjaft dokumente paraqitet edhe si një nga qendrat më të rëndësishme të dijes pasi në të gjendeshin rreth 32 000 vëllime të sjellë aty nga vende të Europës Perëndimore por gjithë kjo pasuri letrare u dogjë në vitin 1932.

Pas gjithë kësaj pjese do të kemi mundësi te shijojmë një drekë të mrekullueshme në ajrin e pastër të cilin e ofron pylli që rrethon manastirin.Gjithashtu mund të shijojmë një panoramë magjike e cila na shafaq gjithë Ultësirën Perëndimore.

Pas kësaj mund të kthehemi në Durrës së bashku me fotografitë e bëra dhe mbresat e paharrueshme.

Aktivitetet

Do të vizitoni Manastirin e Ardenicës.

Available departures

Ky tour është i disponueshëm për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment