Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytetin historik të Beratit. Pas disa çastesh udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Joti ”.

Rreth orës 10:00 jemi në qytetin e Beratit. Qytet i banuar që në shekullin e VII para erës sonë kjo tregon shumë për kulturën e tij. Të vizitosh Beratin  është një kënaqësi më vete, pasi ti sheh njëkohësisht bukuritë natyrore siç është lumi i Osumit dhe nga ana tjetër ti sheh pasuritë kulturore që e kanë bërë pjesë të UNESCO-s. Për qytetin e një mbi një dritareve duhet të dimë se është shpallur muze pasi ka një larmi objektesh kulturore të kategorisë së parë dhe të dytë.

Pas pamjes së mrekullueshme që fal Berati ne do të kemi mundësinë të vizitojme Kalanë e Beratit. Tipike e saj është forma në trajtë trekëndëshi dhe 24 kullat të cilat i përkasin fazave të ndryshme të ndërtimit. Brënda saj kemi mundësinë të shohim rrënoja të kishave dhe xhamive që janë ndërtuar gjatë ndërrimit të pushtuesve. Kalaja e Beratit ka katër porta ku njëra prej tyre është quajtur edhe “Porta e Mihal Komnenit” për shkak të despotit epiriot.

Ura e Goricës është një tjetër pjesë me të cilën  krenohet qyteti i Beratit pasi ajo egziston akoma, që nga vitet 1780 kur Ahmet Kurt Pasha e ndërtoi edhe viteve 1922 kur u rikonstruktua. Harqet e saj madhështore janë gjeja e parë që të bien në sy  pasi janë ndërtuar me aq mjeshtëri. Nëse dëshirojmë mund të konsumojmë drekën një nga restorantet e zonës.

Pas kësaj do të të shohim Muzeun Onufri një nga muzetë më në zë  për shkak të ikonave që ka në fondin e tij. Tipike për këto ikona është fakti se një pjesë ë tyre janë punuar nga ikonografë anonim por kjo nuk ia ul vlerën që ato kanë. Gjithashtu në muze janë të ekspozuara edhe objekte metalike dhe tekstile të cilat përforcojnë mesazhin që përcjellin ikonat.

Duke ruajtur thellë në kujtesën tonë pamjet që na ofroi Berati nisemi drejt Durrësit së bashku me albumet fotografike që kemi krijuar  gjatë vizitës sonë në qytetin historik.

 

Aktivitetet

Vizitë në disa zona të qytetit të Beratit siç janë:

  • Kalaja e Beratit
  • Ura e Goricës
  • Muzeu i Onufrit

Available departures

Ky tour është i disponueshëm për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment