Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytetin historik të Krujës. Pas disa çastesh udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Nord Park”.

Rreth orës 10:00 jemi duke ecur në kalldrëmin e qytetit të Krujës e cila ndodhet poshtë malit të Sari-Salltikut. Këtu do të kemi mundësi të shohim disa nga bukuritë historike të Shqipërisë.

Vizitën e parë do ta bëjmë  në Kalanë e Krujës një nga krenaritë e gjithë shqipëtarëve. Për 25 vite pengoj hordhitë otomane drejt Europës. Ajo ç`ka të bën më shumë përshtypje në këtë kala është arkitektura pasi është e ndërtuar në formë elipsi dhe ka nëntë kulla vrojtimi .Kjo kala është ndërtuar në shekullin e V-VI  por gjurmët e qytetërimit të gjetura aty pranë janë më të hershme dhe datojnë qysh në shekullin e III- p.e.s. Në brendësi të kalasë ndodhet edhe Muzeu Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në të cilin janë ekspozuar mjaftë dokumente dhe sende të cilat kanë ardhur deri në ditëtë e sotme. Ky muze është i ndarë në disa pavione të cilët të japin pamje të shkurtra nga secila periudhë historike duke filluar që nga antikiteti.

Pas muzeut do të vizitojmë   hamamin  i cili ishte më moderni për kohën. Ai ka katër dhoma ku njëra është dhomë zhveshje, një dhomë e ndërmjetme me gjurmë të një vaske dhe më pas janë dy ambinete larjeje ku secili ka nga një vaskë. Këtu duket se sa modern ka qënë kjo kala dhe sa e mirë planifikuar.

Në dalje të kalasë është edhe Pazari i Vjetër karakterisitkë për këtë qytet. Kjo lagje është e veçantë nga të tjerat pasi  është e ndërtuar me gurë dhe drurë. Nga të dyja anët është e veshur me dyqane që ekspozojnë punimet artizanale të zonës të cilat janë punuar nga mjeshtrat duar artë.

Pas gjithë këtyre vizitave kthehemi në qytetin e Durrësit së bashku me kujtimet dhe fotografitë e relaizuara në qytetin historik të Krujës.

 

Aktivitetet

Në këtë qytet do të vizitoni:

  • Kalanë e Krujës
  • Muzeun Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu
  • Pazarin e Krujës

Available departures

Ky tour organizohet për grupet me mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment