Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30.Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në bregdetin e Shëngjinit.Pas një ore udhëtim do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Kompleksin “Nord Park” pranë qytetit të Fushë Krujës.

Grupi mbas ndalesës niset drejt  Lagunës së Patokut, kompleksin më të madh të habitateve në Shqipëri. Sipas studimeve të bëra thuhet, se pas disa vitesh, do të kemi mundësinë të shohim një pamje tjetër të lagunës, për shkak se ndodhet nën një proces formimi aktiv. Ky është një informacion për adhuruesit e gjeomorfologjisë. Biologët, nga ana tjetër,do të kenë mundësinë të shohin nga afër një larmi bimësh si ujore ashtu edhe tokësore, duke filluar me livadhet nënujore dhe përfunduar me florën përreth kësaj zone. Në të do të shikojmë algat e murrme dhe të gjelbra të cilat janë tipike për këtë zonë. Pak më tutje do të kemi mundësinë të vizitojmë Pyllin e Fushë-Kuqes në të cilin do të shohim plepin e bardhë i rrallë në Shqipëri. Adhuruesit e peshikimit këtu do të kenë mundësinë të peshkojnë qefuj, gjuhëza, levrek dhe barbun të freskët. Breshkat e gjelbërta dhe breshkat e ujit janë amfibët të cilët gjenden më së shumti në këtë lagunë. Prandaj provojeni për ta besuar.

Laguna tjetër që do të vizitojmë është ajo e Kune-Vain-Tale . Ajo përbëhet nga një sistem lagunash të cilat lidhen me njëra-tjetrën nga lumi Drin dhe Mat. Flora dhe fauna janë mjaft të pasura dhe janë një arsye tjetër për vizitën e kësaj zone. Brenda kësaj lagune kemi edhe Kënetën e Kashtës dhe Rivat e Drinit të cilat janë shpallur edhe monumente natyrore. Peisazhi që kjo lagunë ofron është mbreslënës dhe nuk duhet humbur për asnjë arsye. Nëse dëshirojmë mund të konsumojmë drekën në resortin që ndodhet aty pranë.

Mbas vizitës së lagunave drejtohemi për në qytetin e Shëngjinit, një nga plazhet më të vizituara të Shqipërisë kjo për shkak të bukurisë që ai ofron.  Vetë kjo zonë është e përbërë nga dy  plazhe të tjera më të vogla Plazhi i Ranës së hedhur dhe i Tales.Këtu do të keni mundësi të peshkoni peshk të freskët.

Mbas një dite mbresëlënëse me mrekullitë e natyrës akoma të virgjër të kësaj zone të Shqipërisë kthehemi për në Durrës me shumë foto që do të krenohemi duke ia treguar miqve tanë.

Aktivitetet

Në këtë tour do të keni mundësinë të vizitoni :

  • Qytetin e Shëngjinit
  • Lagunën e Patokut
  • Lagunën e Kune-Vain-Tale

Available departures

Ky tour organizohet për grupe me mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment