Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet.Në orën 8:00 bëhet nisja për në Krahinën e Shëngjergjit.

Rreth orës 9:00 ne jemi në fshatin turistik të Shëngjergjit. Ajo ç’ka e bën të veçantë këtë fshat është prania e shumë vendeve të shenjta dhe natyra piktoreske. Gjatë vizitës sonë në këtë zonë do të kemi mundësinë të shohim: ujvarën e Shëngjinit, rrënojat e kalasë së Shëngjinit, shpellën e Valit dhe vendin e Shenjtë.

Pasi mbërrijmë në fshat do të kemi kënaqësinë që të dëgjojmë gurgullimën e  ujvarës së Shëngjinit. Për të parë këtë bukuri të natyrës duhet të kalojmë në disa shtigje të vegjël dhe në këtë mënyrë do ta kundrojmë më nga afër.

Rrënojat e kalasë së Shëngjergjit janë një pikë e rëndëshishme për historinë e kësaj rrethine pasi tregon se sa të lashtë e kanë prejardhjen këta banorë të cilët shpesh edhe thirren me sinonimin “të mençurit”; kjo për shkak se shkolla e parë në Tiranë është hapur në fshatin e Shëngjergjit. Në këtë zonë kanë banuar edhe të parët e fisit të Aranitëve.

Nëse dëshirojmë mund të konsumojmë vaktin e drekës në natyrë (nëse kemi rënën dakort që me parë) ose mund të ulemi në lokalin aty pranë.

Shpella e Valit është një tjetër vend që ne do të vizitojmë aty do të kemi mundësinë të shohim një mrekulli që është formuar nga lëvizjet e brëndëshme të tokës.Shpella ka dy dalje në dy anë të ndryshme.Adhuruesit e salaktiteve do të kenë mundësinë të shohin një pafundësi formash të krijuara nga veprimtaria karstike (veprimtaria gërryese e ujit në shkëmbinjtë gëlqeror) të cilët të ndjellin për të shkuar më në brëndësi të shpellës.

Vendi i Shenjtë sipas banorëve vendas mendohet se në atë zonë është varrosur një nga tre shenjtorët që themeloi këtë fshat ndaj dhe ata çdo vit organizojnë e një festë për nder të tij.

Pas vizitës në këtë fshat piktoresk  kthehemi në qytetin e Durrësit së bashku me mbresat dhe fotografitë e realizuara.

 

Aktivitetet

Në këtë tour do të vizitoni:

  • Ujëvarën e Shëngjinit
  • Rrënojat e kalasë së Shëngjergjit
  • Shpellën e Valit
  • Vendin e Shenjtë

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment