Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në Lagunën e Karavastasë.

Parku Kombëtar i Divjakë – Karavastasë është një zonë RAMSAR (Konventë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Ligatinave) për faktin se në të gjenden një larmi speciesh endemike (në rrezik zhdukje). Gjithashtu është e veçantë për faktin se në takojmë forma të ndryshme relievi siç janë: dunat, deltat, laguna dhe drurë endemik si: salepi e dëllinja kokërrmadhe dhe disa lloje pishash. Specia më e veçanë e kësaj lagune dhe këtij parku është Pelikani Kaçurrel. Rreth 5% e popullsisë globale të kësaj specie jetojnë këtu. Ata ndërtojnë foletë e tyre në ishujt e vegjël përrreth Lagunës gjë të cilën ne kemi mundësi ta shohim. Gjithashtu gjatë shëtitjes në këtë park do të shikojmë edhe specie të tjera që rrezikojnë të zhduken siç janë lundërzat, çafka e vogël e bardhë, çafka e natës dhe çafka e verdhë, dallëndyshet e detit, etj. Ajo ç`ka do të na bëj më shumë përshtypje në këtë park është fakti se do të qëndrojmë të mahnitur përballë bukurisë natyrore dhe larg zhurmës së qytetit.

Mbas vizitës në Lagunë do të drekojmë në një nga restorantet me pjata karakteristike të zonës ku mbizotëron peshku i freskët.

Një mrekulli tjetër që do të vizitojmë pas drekës është edhe Kisha e Shën Thanasit ose siç njhet ndryshe edhe me emrin “Kisha e Kuqe”. Kisha ortodokse është ndërtuar në vitin 1700 dhe ka ikona të punuara me mjaft mjeshtëri nga Gjergj dhe Joan Katro. Së fundimi kjo kishë është rikonstruktuar edhe është hapur për vizitorët gjithashtu është shpallur edhe si Monument Kulture për shkak të vlerave të saja arkitekturore dhe ikonografike.  Kryesisht është e veshur me skena nga Testamenti i Vjetër ku paraqitet mëkati i parë mes Adamit dhe Evës.

Me fotografitë e mrekullueshme dhe kujtimet e paharrueshme kthehemi për në qytetin e Durrësit.

Aktivitetet

Në këtë tour do të vizitojmë:

  • Lagunën e Karavastasë
  • Kishën e Shën Thanasit

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!

Select your tour date using the calendar below to book this tour.

This tour is repeated every week on multiple days.

Today
Selected
Available
Unavailable