Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në liqenet e Rrajcës. Pas një ore udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Ballkan”.

Rreth orës 10:30 jemi në fshatin e Rrajcës një fshat i cili të ofron mundësi për ta vizituar si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës.Liqenet që ne do të shohim ndodhen në shpatin e malit të Shebenikut dhe kanë karakter akullnajor.Ajo çka të bën përshtypje në këtë zonë është fakti se liqenet janë disa metra të thellë dhe kanë ujë të ftohtë e të kthjellët.Në dimër  liqenet të ofrojnë pamjen e tyre të ngrirë dhe të mbuluar me dëborë ndërsa në pranverë fillon dhe shkrirja e tyre dhe rikthimi në gjendjen e mëparëshme.

Gjithashtu do të shohim edhe fushën e Valit e cila është e përbërë nga pyje të pashkelura më parë nga vizitorët.Në këtë zonë do të kemi mundësi të ecim në një pjesë të rrugës së vjetër  “Egnatia”.E gjithë kjo do të na fal emocione të paharrueshme.

Banorët e zonës do të na prezantojnë me veshjet tradicionale dhe ushqimet tipike të Rrajcës. Këtë mund ta shfrytëzojmë edhe për të mësuar gatime të cilat mund të gatuajm në shtëpitë tona.

Me këto mbresa kthehemi për në qytetin e Durrësit.

Aktivitetet

Në këtë udhëtim do të vizitoni:

  • Liqenet e Rrajcës
  • Fushën e Valit

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment