Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në Liqenin e Shirokës. Pas një kohe udhëtim do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Kompleksin “Nord Park” pranë qytetit të Fushë Krujës.

Qyteza e Shirokës është e vendosur buzë liqenit dhe ka një faunë të pasur.Kryesisht ka një larmi shpendësh të cilët migrojnë gjatë periudhës së dimrit. Për adhuresit e peshkimit dhe gjuetisë do të ketë mundësi për ta zhvilluar pasionin e tyre në këtë mjedis kaq përrallor. Për këtë zonë ka një larmi gojëdhënash.   Gojëdhanat herë vijnë nga mitologjia e herë nga këngët legjendare. Disa mendojnë se kjo zonë ka marrë këtë emër për shkak të flladit që linin pas kuajt fluturues të Akilit. Ndërsa të tjerë thonë se era që vjenë nga kjo zonë ka emërtuar qytezën. Kohët e fundit është kthyer në një atraksion turistik dhe është bërë e njohur edhe në arenën ndërkombëtare për shkak të bukurisë së saj natyrore.

Në kthim do të vizitojmë  Urën e Bunës .Pamorama nga kjo urë është jashtëzakonisht mbresëlënëse. Ajo është ndërtuar që në 1889 .Me kalimin e viteve kjo urë ndryshoi qëllimin e saj duke u kthyer më së shumti si një vend turistik dhe jo më si një barrierë mbrojtëse.

Pas kësaj do të drekojmë në një nga restorantet më të bukurura të kësaj zone. Mbasi të shijojmë tavën e peshkut Krap, pjatë tradicionale dhe e vetmja në Shqipëri, ne do të kthehemi në Durrës së bashku me kujtimet dhe fotografitë e bera.

Aktivitetet

Në këtë tour do të keni mundësinë të vizitoni:

  • Qytezën e Shirokës
  • Urën e Bunës

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment