Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në  Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Pas disa minutash udhëtim bëhet një pushim i shkurtër në Resortin “Nord Park” .

 Ky park është shpallur i tillë për shkak të pasurisë së tij natyrore. Në këtë zonë do të shohim nga afër specie të rralla të botës bimore dhe shtazore. Përfaqësues tipik të florës së kësaj zone janë: pisha e zezë, ahu , panja, bunga, vërri i zi, arra, boshnja, gjineshtra dhe frashëri. I gjithë ky gjelbërim të fal ndjesinë e qetësimit. Përveç kësaj kemi mundësinë të shohim gjithashtu përfaqësues të faunës siç janë: macja e egër, kunadhja, baldosa, miu i pyllit dhe ketri.  Për ata që adhurojnë shpendët do të kenë mundësi që të shohin shqiponjën leve, tushën e malit, thëllëzën dhe mëllenja e zezë. Gjithashtu në këtë park do të kemi mundësi të shohim Masivin e Pishës së Zezë.

Pas kësaj vizite ne mund të zgjedhim të drekojmë në natyrë nëse kemi rënë dakort më parë ose mund të shkojmë të drekojmë në restorantin aty pranë.

Gjithashtu gjatë shëtitijes sonë në këtë park do të kemi mundësi të vizitojmë Kroin e Nënës Mbretëreshë. Ky krua ka marrë këtë emërtim për shkak se në vitet 1930 familja Mbretërore e Tiranës konsumonte ujë nga ky burim ndaj tashmë është shpallur edhe hidromonument. Këtu do të keni kënaqësinë të pini ujë nga lartësia 1100 m mbi nivelin e detit, një ujë i lehtë dhe pasur me magnez.

Pranë këtij burimi është edhe një hapsirë me ujra termal të cilët kanë efekt kurativ për sëmundjet e mushkrive. Pamja e mrekullueshme e tyre të qetëson jo vetëm trupin por edhe shpirtin. Aty do të ndiheni më pranë natyrës. Kjo zonë është mjaftë e frekuentuar si nga vizitorët vendas dhe të huaj të cilët përkrah eksplorimit të natyrës kanë dëshirë edhe të kurojnë sëmundjet e tyre.

Mbas vizitës kthehemi në qytetin e Durrësit së bashku me fotografitë dhe kujtimet e paharrueshme.

Aktivitetet

Në këtë tour do të vizitoni:

  • Parkun Kombëtar të Qafshtamës
  • Masivin e Pishës së Zezë
  • Kroin e Nënës Mbretëreshë
  • Ujrat Termale

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment