Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytetin historik të Gjirokastrës. Pas një ore udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Joti ”.

Rreth orës  10:00 mbërrimë në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, i cili është një nga burimet më të njohur në Shqipëri. Ajo ç`ka e bën të veçantë këtë burim është fakti se ushqehet nga reshjet atmosferike dhe se dalja e tij në sipërfaqe bëhet e mundur nga gryerrja e shkëmbinjve gëlqeror. Pamja piktoreske e këtij burimi na jep mundësi që të relalizojmë fotografi të mrekullueshme. Nëse dëshirojmë mund të konsumojmë edhe drekën në restorantin aty pranë, nëse jo mund të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt qytetit të gurtë të Gjirokastrës. Pas konsumimit të drekës ne mund të vizitojmë disa pjesë të qytetit të Gjirokastrës.

Gjirokastra është një nga qytetet më të lashta dhe më me traditë në Shqipëri, për këtë arsye ka hyrë edhe në listën e UNESCO-s. Tipike për këtë qytet është fakti se ka ruajtur me mjaft fanatizëm detaje të periudhave të ndryshme historike të cilat ne do të kemi mundësi t´i shikojmë nga afër.

Një nga lagjet më të vjetra në këtë qytet është ajo e Pazarit. Së fundimi ai është rikonstruktuar dhe i ka dhënë një pamje tërësisht ndryshe qytetit. Në të mund të gjejmë punime artizanale të punuara nga duart e mjeshtrave, të cilët e kanë mësuar zanatin e tyre nga gjyshërit dhe ua kanë lenë trashëgimi në duart e nipërve.

Pas kësaj do të vizitojmë Kalanë e qytetit e cila është shpallur edhe si monument kulture e njëkohësisht është krenaria e gjirokastritëve. Ajo është ndërtuar që në vitin 1336 dhe gjatë viteve ka pësuar ndryshime të konstruktit të saj fillestar.

Një perlë tjetër është edhe Liqeni i Viroit i cili është shpallur monument natyre për shkak të botës së tij nënujore.

Antigonea është një qytet i lashtë i cili pati një histori të shkurtër. Ajo u themlua nga Mbreti Pirro i Epirit dhe u shkatërrua nga lufta ndërmjet  rromakëve dhe epiriotëve në vitin 168 p.e.s.

Pas kësaj vizite nisemi  drejt Durrësit me kujtime dhe fotot që do të na mbeten gjatë në mendje….

Aktivitetet

Në këtë qytet do të vizitoni:

  • Ujin e Ftohtë në Tepelenë
  • Qytetin historik të Gjirokastrës
  • Pazarin e Gjirokastrës
  • Kalanë e qytetit
  • Liqenin e Viroit
  • Qyteti i Antigonesë

Available departures

Ky tour është i disponueshëm për grupet mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment