Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytetin e Përmetit. Pas një ore udhëtimi kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Joti ”.

Rreth orës 12:00 mbërrijmë në Resortin “Gryka e Këlcyrës dhe të gjithë janë të lirë të porosisin sipas dëshirës. Gjithashtu ky është edhe një çast pushimi para nisjes për në Ujrat Termale Bënjë.

Këto ujra janë shpallur monumente natyrore për shkak të bukurisë së tyre dhe efekteve kurative që kanë për trupin e njeriut. Ujrat Termale të Bënjës  gjenden rrëzë shkëmbinjve dhe në anë të lumit Lengaricë. Kanë efekte lehtësuese për sëmundjet e lëkurës, stomakut dhe reumatizmës por qëndrimi i gjatë në to mund të sjellë probleme për organizmin.

Pas një qëndrimi sipas dëshirës në Ujrat Termale rikthehemi në Resortin “Gryka e Këlcyrësnë të cilin konsumojmë drekën e porositur më parë.

Pas përfundimit të drekës nisemi drejt  Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Ky park shquhet për botën e pasur bimore dhe shtazore. Gjatë shëtitijes në këtë pyll do të shohim kaprollin, dhi të egra, turtuj, lepuj dhe shpendë të ndryshme. Kjo larmi gjallesash është e mundur falë shtrirjes së tij nga lugina e  Lumicës deri në malin e Kokojkës. Parku është i vizitueshëm si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë verës pasi në çdo stinë ofron një pamje piktoreske dhe mjaftë relaksuese.

Në kthim do të vizitojmë Kishën e Kosinës. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1460 dhe është kisha e dytë më e vjetër në Ballkan. Stili i saj bizantin është ajo ç`ka bie më shumë në sy në këtë kishë Ortodokse.

Qyteti i Përmetit është gjithashtu një bukuri dhe krenari në vete. Në të do të kemi mundësinë të shikojmë rrugët dhe vendet që kanë shkelur figura të njuohura shqipëtare dhe të huaja. Me pamjen e mrekullueshme dhe kujtimet e paharrueshme që na ka lënë  Qyteti i Trëndafilave kthehemi  në Durrës.

Aktivitetet

Në qytetin  e Përmetit do të vizitoni.

  • Grykën e Këlcyrës
  • Parkun Kombëtar të "Bredhit të Hotovës"
  • Kishën e Kosinës
  • Qytetin e Përmetit
  • Ujrat Termale të Bënjës

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment