Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytetin e Pogradecit. Pas një ore udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Resortin  “Ballkan”.

Pogradeci është një nga qytetet që të krijon mundësinë për ta vizituar si në dimër ashtu edhe në verë pasi në dimër të ofron peisazhin  e mrekullueshëm ku nga një anë ti kundron flokët e bardhë të borës që bien mbi rrugicat e qytetit dhe nga ana tjetër mund të shikosh liqenin hijerëndë. Gjatë verës shijonë freskinë që të dhuron flladi i liqenit dhe gjelbërimin që të ofrojnë fshatrat përreth. Prandaj nëse dëshironi ta vizitoni këtë qytet asnjëherë mos hezitoni pasi  në çdo stinë ai ka diçka për të të dhuruar.

Nëse largohemi pak më tutje do të vizitojmë Parkun e Volorekës, një nga parqet më të bukura në Shqipëri që përmendet edhe nga media botërore. Ky park ka pjesë të tijën lumin e Drilonit, me ujë të kthjellët si loti. Në këtë lum kemi  mundësinë e shëtitjes me varkë që të jep një kënaqësi më vete pasi ti lundron, shikon mjelma e pata të egra që notojnë pranë jush, dëgjon këngë me kitarë me muzikë karakteristike të zonës. Të gjitha këto të çojnë në një botë përrallore. E në këtë pamje të mrekullueshme do të kemi mundësinë të konsumojmë edhe drekën me ushqime tradicionale të zonës në një nga restorantet që ndodhet aty.

E pas këtyre pamjeve do  të shohim edhe fshatin Tushemisht.

Nëse mendoni se do të mbeteni të pakënaqur nga ky qytet po ju them se e keni gabim. Aty do të keni mundësinë të shihni gjithë bukuritë e natyrës të cilat shpesh i hasni në përshkrimet e autorëve të njohur. Kur të kthehemi në Durrës do të kemi më vete kujtime të paharrueshme dhe foto të mrekullueshme.

Aktivitetet

Në Pogradec do të keni mundësinë të vizitoni:

  • Parkun e Volorekës
  • Tushemishtin
  • Liqenin e Ohrit

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment