Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytezën e Prezës.

Përveç Kalasë së Pezës ne do të kemi mundësinë të shplodhemi në natyrën e qetë që kjo zonë ofron. Si fillim do të  vizitojmë Kalanë e Prezës një nga kalatë më të njohura të asaj periudhe  e ndërtuara nga fisi i Muzakajve. E gjithë ç`ka dimë për këtë ndërtesë është fakti se ndërtimi i saj  ka kaluar në katër faza të cilat janë: fortifikimi, rindërtimi, ndërtime të bëra brenda kalasë dhe e fundit ndërtimi i një kulle sahati. Të dhënat  më të shumta për të na vinë nga shkrimet e Marlin Barletit por ato bien ndesh me disa shkrime anonime të së njëjtës periudhë.  Këto shkrime tregojnë se gjatë rrethimit të Krujës kjo kala ishte e rrënuar, pra ajo  është shkatërruar që në fillimin e luftrave ndërmjet shqipëtarëve dhe osmanëve. Kjo kala duhet vizituar për të parë ndërthurjen dhe bashkëjetesën mes natyrës dhe historisë.

Pas vizitës në këtë kala ne mund të konsumojmë drekën në një nga restorantet aty pranë dhe më pas mund të kthehemi në qytetin e Durrësit së bashku me fotografitë e bëra.

 

Aktivitetet

Këtu do të vizitoni Kalanë e Pezës.

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment