Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në qytezën piktoreske të Razmës. Pas një ore udhëtim do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Kompleksin “Nord Park”.

Rreth orës 10:30 do të jemi në Razëm, zonën më të vizituar të Alpeve Shqipëtare për shkak të bukurisë që të ofron në të katërta stinët. Vetë pozicioni i saj është jashtëzakonisht i veçantë për shkak se shtrihet në mes maleve dhe është e rrethuar nga pemë shekullore. Këtu do të kemi mundësi të shohim edhe bujtinat pritëse të cilat kanë ruajtur me fanatizëm traditën e maleve. Por si fillim do të bëhemi njësh me natyrën duke hyrë në shtigjet e pyllit të Razmës. Aty do të kemi mundësinë të shohim bimë të lashta të cilat kanë efekte kurative për shumë sëmundje. Gjatë gjithë rrugëtimit tonë do të shoqërohemi nga cicërimat e zogjve të cilët  krijojnë një atmosferë magjike si në përralla. Adhuruesit e latësive do të kenë mundësinë të qëndrojnë në 1724 m lartësi në një nga pikat më të larta të kurrizit malor të Veleçikut.  Pas gjithë këtij udhëtimi e meritojmë të shplodhemi duke u ushqyer me ushqime të freskëta dhe tradicionale të gatuara me shumë dashuri nga amvisat vendase. Disa prej tyre do të na tregojnë zakonet kryesore të kësaj treve duke nisur me veshjen, mikpritjen dhe detyrat që ka çdo anëtar i familjes. Në këtë formë do të kemi mundësinë të shohim nga afër disa nga rregullat kanunore që zbatohen edhe në ditët e sotme. Adhuresve të historisë do t`iu lëmë një kënd më vete ku të kenë mundësi të dëgjojnë nga goja e rapsodëve qëndrësën e shqipëtarëve ndaj pushtuesve.

Nga gjithë ky udhëtim do të kemi mundësinë të qetësohemi, të largohemi nga monotonia jonë dhe të shkrihemi me natyrën. Në kthim për në Durrës do të kemi me vete kujtime të paharrueshme dhe foto të cilat ndoshta nuk do të kishim mundësi ti bënim askund tjetër përveçse në këtë udhëtim.

Aktivitetet

Në këtë udhëtim do të njiheni me fshatin turistik të Razmës!

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona.

Select your tour date using the calendar below to book this tour.

This tour is repeated every week on multiple days.

Today
Selected
Available
Unavailable