Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në fashtin Skëterrë aty ku gjendet edhe Syri i Cikllopit.

Në orën 9:45 ne jemi në luginën e lumit Erzen dhe në perlën e Krrabës. Ajo që do të na zgjoj kureshtje është pikërisht emërtimi kësaj zone, përse quhet Syri i Cikllopit?

Kësaj pyetje banorët vendas i përgjigjen me nje legjendë të treguar brez pas brezi. Mendohet se pas një përleshje me bishat e tjera ciklopi ra nga maja e malit e aty ku ai dha shpirt u formua një liqen në formë zemre, ndërsa aty ku shkeli për herë të fundit  mbetën gjurmët e gërvishtjes së kthetrave. Historia e krijimi të këtij vendi është pak e frikshme por bukuritë që ai ofron mposhtin çdo frikë dhe zgjojnë vetëm kënaqësi. Të dyja këto shenja të lëna nga ciklopi ne do të kemi mundësi ti prekim e shikojmë nga afër.

Pas kësaj do të zhytemi në “Zemrën e cikllopit” (nëse dëshirojmë) dhe të shohim se sa i kthjellët dhe i freskët është uji i këtij liqeni. Gjatë kësaj kohe bëhemi gati për të ngrën drekën të cilën mund ta kemi marrë me vete ose do ta konsumojmë në një nga lokalet aty pranë.

Rrugëtimi ynë nuk do të përfundoj me kaq pasi në kthim ne do të vizitojmë Kalanë e Petrelës një nga kalatë më të njohura në Shqipëri. Kjo kala është ndërtuar në shekullin e VI pas Krishtit dhe ka shërbyer si kullë vrojtimi pasi prej aty mund të shikohet lehtësisht Kruja dhe Rruga Egnatia. Për adhuruesit e arkitektures do të kemi mundësinë t`iu tregojmë edhe historinë e ndërtimit të kësaj kalaje e cila i përket  gjashtë  fazave të ndryshme. Të dhënat më të shumta për këtë kala na vinë nga shkrimtari Marlin Barleti. Ai e cilëson këtë kala si të pathyeshme dhe të pa pushtueshme pasi vetë pozicionimi në një terren aq të pjerrët e bënte të pamundur pushtimin e saj.

Kur të kthehemi në Durrës do të kemi me vete kujtime dhe fototgrafi të paharrueshme pasi vetë  këto dy pika  plotësojnë njëra-tjetrën nga ana historike dhe natyrore. Mos prisni por vizitoini.

 

Aktivitetet

Në këtë tour do të keni mundësi të vizitoni:

  • Syrin e Ciklopit
  • Kalanë e Petrelës

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment