Përshkrimi
Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet rreth orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në Mrizin e Zanave. Pas disa çastesh udhëtimi kemi një ndalesë të shkurtër në Kompleksin “Nord Park”.
Rreth orës 9:15 ne jemi në zonën e Agroturizmit Mrizi i Zanave e cila ndodhet në qendër të fshatit Fishtë. Në këtë zonë nuk ka shumë vite që është ndërtuar Agroturizmi Mrizi i Zanave, por për shkak të disa karakteristikave të veçanta ka rënë në syrin e turistëve të huaj dhe shqipëtar. Me plot gojë mund të themi se është një histori suksesi shqipëtare që na përfaqëson denjësisht përpara vizitorëve të huaj. Këtu do të kemi mundësinë të gjemë shplodhjen që na mungon nga përditshmëria jonë. Ne do të shkrihemi me natyrën dhe bukuritë që ky resort ofron. Këtu do të kemi mundësinë të konsumojmë edhe drekën me ushqime të freskëta dhe tradicionale të zonës. Do të shohim gjithashtu edhe arredimin e tij i cili është përpjekur të ruaj sa më shumë pjesë të tradicionales.
Mbasi të kemi konsumuar drekën do të kthehemi në Durrës së bashku me fotografitë dhe kujtimet e paharrueshme.
Aktivitetet
Këtu do të shijoni traditën kulinare të Shqipërisë së Veriut.