Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në Ujëvarën e Sotirës. Pas një ore udhëtimi kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Joti ”.

Rreth orës 10:30 jemi në fshatin e Sotirës në të cilën do të kemi mundësi të shohim edhe ujëvarën e cila rrjedh nga mali i Tomorrit. Për të ardhur deri në duart tona ky ujë duhet të depërtojë në shkëmbinjtë gëlqeror dhe të bierë nga 20 metra lartësi. Peisazhi që  kjo zonë ofron është tepër mbresëlënës dhe të jep mundësinë e të bërit fotografi të mrekullueshme. Fauna e kësaj zone është mjaft e pasur me pemë bliri, lofate, frashëri dhe gështenje të egër.  Duke qënë se zona nuk na ofron mundësi të tjera ne do të konsumojmë drekën që kemi marrë me vete nën gurgullimën dhe oshtimën e kësaj ujëvare.

Në kthim do të kemi mundësinë të vizitojmë Kanionin e Holtës, i cili është i përbërë nga disa shpella të vogla të paeksploruara.Në ato pak shpella që do të vizitojmë do të shohim një larmi stalaktitesh dhe stalagmitesh. Kjo zonë është akoma në krijim e sipër për shkak të erozionit dhe lëvizjeve tektonike.

Pranë kësaj zone është edhe Liqeni i Zi i cili është me origjinë akullnajore dhe rreth e qark është i mbështjellë me pisha. Ky i fundit është i pasur me minerale të shumta. Këto i japin edhe ngjyrën karakteristike  blu të errët. Ai ka efekte kurative për një sër sëmundjesh siç janë: reumatizma, sëmundjet nervore, sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e sistemit riprodhues. Kjo është edhe arsyeja pse ka terhequr aq shumë vizitorë.

Pas këtij udhëtimi do të kthehemi në qytetin e Durrësit me fotografi dhe kujtime të paharrueshme.

 

Aktivitetet

Në këtë tour do të vizitoni:

  • Ujëvarën e Sotirës
  • Kanionin e Holtës
  • Liqenin e Zi

Available departures

Ky tour organizohet për grupet mbi 20 persona.
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment