Përshkrimi

Nisja bëhet nga qendra e qytetit të Durrësit. Grumbullimi i grupit bëhet  rreth  orës 7:30. Guida menjëherë bën një përshkrim të shkurtër të itenerarit që do të ndiqet. Në orën 8:00 bëhet nisja për në  parkun e Shebenikut. Pas një ore udhëtim kemi  një ndalesë të shkurtër në Kompleksin  “Ballkan”.

Rreth orës 10:15 jemi në fshatin turistik të Fushë Studenit. Ai  gjendet mes qytetit të Dibrës dhe Librazhdit dhe ka bukuri të rralla natyrore. Këtu do të vizitojmë: liqenin, shpellën e akullit dhe shtëpinë e vizitorëve. Ajo ç’ka do të na bëj përshtypje nga kjo zonë është faktit se kudo ku do të hedhim sytë do të shohim vetëm  gjelbërim.

Liqeni i Fushë Studenit  ka një kthjelltësi të jashtëzakonshme  ku ti mund të shohësh lehtësisht fundin e tij me zaje. Shumë vititorë të huaj e pëlqejnë këtë të fundit për shkak se duket si një pjesë e shkëputur e cila nuk komunikon me askënd tjetër. Mbas kësaj ekspedite do të shijojmë drekën në një nga bujtinat pritëse.

Në 20 maj pranë këtij liqeni zhvillohet edhe festa e Parkut Shebenik – Jabllanicë. Në këtë ditë do të kemi mundësinë të shikojmë disa nga traditat e kësaj zone siç janë: veshjet tradicionale, ushqimet, punimet artizanale të kuruara në detaje nga duart e mjeshtrave, me pak fjalë do të shikojmë mrekullitë e krijuara nga njeriu.

Shpella e Akullit është një mrekulli për muajin e verës pasi të fal  freski. Ka marrë këtë emërtim për shakak se në pjesën më të madhe të vitit është e mbuluar nga copa të mëdha akulli të cilat shkrijnë pas muajit qershor.

Legjenda që lidhet me këtë shpellë është deri diku e frikshme, sepse mendohet se nje djalë pasi i humbi unaza e tij e martesës nga kërkimet e shumta dhe temperaturat e ulta ngriu dhe shkrin vetëm gjatë verës për të kërkuar unazën e tij.

Pas dëgjimit të kësaj legjende ne kthehemi për në qytetin e Durrësit së bashku me fotografitë dhe kujtimet e paharrueshme.

Aktivitetet

Gjatë këtij udhëtimi do të vizitoni:

  • Liqenin e Fushë Studenit
  • Parkun Shebenik – Jabllanicë
  • Shpellën e Akullit
  • Shtëpinë  e vizitorëve

Available departures

Ky tour organizohet për grupe mbi 20 persona!
Unfortunately, no places are available on this tour at the moment